Xhabir Dibra | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Xhabir Dibra |
Birthplace: | Shkodër |
Date of Birth: | 20/11/1923 |
Trial | |
Date of Arrest: | 1946 |
Charges: | "Anëtar i organizatës tradhtare të Ballit Kombëtar e Legalitetit dhe të shoqërive fashiste, Don Bosko e Antoniane, ku ka treguar aktivitet kundër luftës dhe e ka vazhduar edhe pas çlirimit” dhe “Mbi fajet penale kundër shtetit dhe popullit”, |
Sentencing: | 5 vjet Prison |
Judgment: | Nr.372,10 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Shkodrës |
Klerik musliman. Lindur më 20 nëntor 1923 në Shkodër. Periudha e burgimit 10/16/1946- 11/28/1951. Arrestohet në vitin 1946. Në gjyqin e 14 janarit 1948 të këtij grupi opozitar, u nënvizua lidhja e ngushtë e tij me grupin e A. Rusit, profesor i Liceut, të cilët bënin mbledhje në mjediset e shkollës dhe në fabrikë me opozitarë të tjerë nën kryesimin e Paulin Palit. Ka ndarë me dashuri vëllazërore qelinë me At Pllumin, duke mbajtur qendrimin e lartë prej kleriku. 21 Korrik 1947: në hetuesinë e improvizuar në redaksinë e Hyllit të Dritës, është rrahur me shkop deri sa ia kanë thyer në shpinë, pa pranuar akuzën. Më 10 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi me akuzën si "anëtar i organizatës tradhtare të Ballit Kombëtar e Legalitetit dhe të shoqërive fashiste, Don Bosko e Antoniane, ku ka treguar aktivitet kundër luftës dhe e ka vazhduar edhe pas çlirimit”. Në bazë të nenit 2, 3, pika 1, 2, 7, 14, dhe nenit 4 dhe 8 të ligjit nr. 372 “Mbi fajet penale kundër shtetit dhe popullit”, u dënua me shtatë vjet burg, punë të detyruar, heqjen e të drejtave qytetare dhe civile, si dhe konfiskimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme.