Lindi në vitin 1923, në Tiranë. U arrestua më 15 gusht 1946, dhe më 5 nëntor 1947, me vendim nr. 646, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor "se ka propaganduar dhe axhituar kundra pushtetit popullor" dhe e dënoi me 10 vjet privim lirie me punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile-politike për 2 vjet kohë. U arrestua sërish më 16 korrik 1979, dhe më 19 dhjetor të po atij viti, me vendim nr. 513, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor "për agjitacion e propagandë kundër shtetit socialist" dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 306
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.