Dramaturg, pedagog, drejtor i Teatrit Popullor.Lindi më 24 mars të vitit 1918, në Shkodër, ku ndoqi gjimnazin françeskan. Studimet e larta për drejtësi i filloi në Grenobël të Francës. Aty ndoqi njëherësh kursin e letërsisë dhe të dramaturgjisë. Në këtë periudhë u aktivizua në lëvizjen komuniste franceze. Për arsye financiare i ndërpreu studimet në Grenobël, për t’i vazhduar në Itali përkrah së fejuarës, Selfixhe Brojës . I ndërpreu studimet dhe, bashkë me të shoqen, u kthyen në Shkodër, ku hapën një librari. Më vonë u zgjodh anëtar i Kryesisë së Këshillit Nacional Çlirimtar të qarkut të Shkodrës. Pas luftës u thirr në kryeqytet për të organizuar Teatrin Popullor, ku punoi për 20 vjet si drejtor e dramaturg. Më 23 mars të vitit 1946, bashkë me të shoqen u përjashtuan nga partia si «elementë antiparti». Më 17 janar 1947 u internuan në Gusmar të Kurveleshit. Pas prishjes me jugosllavët më 1949, iu hoq masa e internimit. I çuan fillimisht në Elbasan dhe më pas në Tiranë. Prej këtu i qarkulluan në Kuçovë. Më 1966 i internuan sërish, bashkë me të bijat, Sashenkën (lindur më 1944) dhe Merin (lindur më 1951). Po atë vit u përjashtuan dhe nga Lidhja e Shkrimtarëve. U rikthyen në Tiranë në vitin 1971 dhe në atë kohë Selfixheja u mbyll në shtëpi, kurse Xhemali punoi për disa kohë në Kinostudjo si administra-tor. Më vonë u hoq që andej dhe u dërgua në Fermën Bujqësore «Gjergj Dimitrov». Duke qenë të survejuar nga Sigurimi, u mbyllën në shtëpi. Vdiq në vitin 1976 në Tiranë.

 

 

 

 

Source: Dashnor Kaloçi, Si u persekutuan intelektualët, Xhemal e Selfixhe Broja, në “Gazeta shqiptare”, 26 shkurt 2002.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.