Xhemal Sali Meta ishte një nga luftëtarët e përpjekjes së shkallës së deshve në luftë kunder serbve. Ishte  nënpunës i gardës në kohën e Mbretit Zog, mori pjesë në luftë kundër italjanëve në luftën e Burrelit. Ka qenë një nga luftëtarët e luftës kundër komunizmi më 1944 në Macukull. Me pushtimin e komunizmit, doli në arrati bashkë me vëllain e tij Kurt Sali Meta në dejë të Macukullit, bashkë me Kolaj e Vadodaj, Saldocajt dhe luftëtare të tjerë të kësaj krahine deri 1947…
Më 10 maj 1947 u rrethua nga forcat komunistë në krye të fshatit në Dejen e Macukullit pas perpjekjeve të gjata ndërluftuese, mbetet i vrarë Xhemal Meta.
Kur komunistët urdhëruan macukllanët për ta marrë zvarrë deri në mes të fshatit, askush nuk pranoi ta terhiqte nga bashkëfshatarët. Por komunistët nuk u ngopën dhe e lidhen edhe të vdekur në kodër të fshatit.

Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.