Xhevit Koçiaj | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Xhevit Koçiaj |
Birthplace: | Vlorë |
Date of Birth: | 1888 |
Charges: | "Kriminel lufte", "armik i popullit", "ka qenë anëtar i Organizatës tradhtare të Ballit Kombëtar", "kryetar i çetës së Sevasterit", "vegël e fashizmit në lidhje me armiqtë e popullit Skënder Muça, Hysni Lepenica dhe eksponentë të tjerë të Ballit Kombëtar", "ka treguar aktivitet në përçarjen e popullit", dhe "në sabotimin e luftës Nacional-çlirimtare", "informator i fashizmit" dhe "armik i betuar i luftës Nacional-çlirimtare"," ka bashkëpunuar me Ballin Kombëtar", "agjitacion me mercenarët e armikut duke kryer grabitje, vjedhje dhe torturime" |
Court: | Gjykata Ushtarake e Vlorës |
Lindi më 1888, në Vlorë. Më 2 gusht 1945, Gjykata Ushtarake e Vlorës, e dënoi "si kriminel lufte" dhe "armik i popullit", sepse "ka qenë anëtar i Organizatës tradhtare të Ballit Kombëtar", "kryetar i çetës së Sevasterit", "vegël e fashizmit në lidhje me armiqtë e popullit Skënder Muça, Hysni Lepenica dhe eksponentë të tjerë të Ballit Kombëtar", "ka treguar aktivitet në përçarjen e popullit", dhe "në sabotimin e luftës Nacional-çlirimtare", "informator i fashizmit" dhe "armik i betuar i luftës Nacional-çlirimtare". "Me kapitullimin e Italisë, çetën e vet ia besoi Beqir Skëndos, dhe vetë erdhi në Vlorë, duke bashkëpunuar me Ballin Kombëtar", ka marrë pjesë në "agjitacion me mercenarët e armikut duke kryer grabitje, vjedhje dhe torturime". Për të gjitha këto arsye u dënua me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme.