Yzedin Hysenaj | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Yzedin Hysenaj |
Residence: | Tiranë |
Disappearance | |
Date of Arrest: | 1950 |
Yzedin Hysenaj vinte nga një familje e pasur nga Lekdushi i Tepelenës, e ardhur në Tiranë për t'i shpëtuar ndjekjeve. Kryente shkollën e mesme teknike në Tiranë, kur filloi të organizohej me një grup të rinjsh për të shtypur dhe shpërndarë trakte me përmbajtje kundër sistemit komunist.
Të rinjtë ishin zbuluar nga Sigurimi ndaj menduan të arratiseshin, por u kapën në liqenin e Shkodrës, pak pas nisjes dhe u dënuan nga 25 në 8 vjet burg për agjitacion dhe propagandë, mbledhje të organizuar, shpërndarje traktesh dhe tentativë arratisjeje.
Sipas dëshmisë së shokut të tij, Ali Çali, ndërroi jetë në burg.