Zalo Fama | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Zalo Fama |
Birthplace: | Selenicë, Kolonjë |
Residence: | Kolonjë |
Date of Birth: | 1900 |
Date of Death: | 3/10/1946 |
Court: | Gjyka |
Execution | |
Type of Execution: | Ekzekutim me pushkatim |
Charges: | "Krijimin e organizatave tradhtare për përmbysjen e pushtetit popullor" |
Court: | Gjykata Ushtarake e Korçës |
Judgment: | Nr. 264 |
Data Ekzekutimit: | 3/10/1946 |
Lindur në Selenicë të Kolonjës në vitin 1900. Pas mbarimit të shkollës për administratë shtetërore, u emërua nënprefekt në Shkodër dhe më vonë në Gjirokastër. Me ardhjen e Italisë fashiste u pushua nga puna. Aktivizohet në Këshillin Nacionalçlirimtar për rrethin e Kolonjës dhe në vitin 1942 arrestohet me 60 fshatarë të tjerë. Gjatë viteve 1943-44 merr pjesë aktive në organizatën e Ballit Kombëtar në Kolonjë dhe në luftën kundër pushtuesve nazi-fashistë. Në vitin 1944-45 emërohet prefekt në Gostivar-Tetovë, njëkohësisht kryetar i Ballit Kombëtar atje. Në vitin 1945 kthehet në Shqiperi dhe arrestohet nga komunistet, por me anë të një peticioni të shqiptarëve të Gostivarit, lirohet nga burgu. Më 18 korrik 1945, me vendim nr. 3, Gjykata Ushtarake e Kolonjës e dënoi si "armik i popullit", me pesë vjet burg. Po ashtu, me vendim nr. 264, 3.10.1946, Gjykata Ushtarake e Korçës, e dënoi me vdekje, me pushkatim, me akuzën e "krijimit të organizatave tradhtare për përmbysjen e pushtetit popullor" dhe konfiskim të pasurisë së luajtshme e të paluajtshme.