Zef Buka | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Zef Buka |
Birthplace: | Shkodër |
Date of Birth: | 1927 |
Trial | |
Date of Arrest: | 12/8/1945 |
Sentencing: | I përjetshëm Prison |
Veprimtar politik, pjesëtar i Rinisë nacionaliste të Ballit Kombëtar, më vonë sekretar i Veprimit Katolik dhe një nga themeluesit e organizatës «Bashkimi Shqiptar».Lindi në Shkodër, më 1927. Në fillim të qershorit të vitit 1945 u thirr të paraqitet në Degën e Punëve të Brendshme të Shkodrës, ku u porosit të mos përzihej me veprimtari kundër pushtetit popullor. U arrestua në Fushë Arrëz më 12 gusht 1945. Pas dy ditësh në Degën e Pukës, u përcoll për në Shkodër, në burgun e togës. U lirua më 15 gusht, por me detyrim që të paraqitej çdo ditë në orën 12°° para Zoi Themelit. U arrestua sërish mbrëmjen e 25 nëntorit 1945 dhe u dërgua te shtëpia e Çurçisë, ku ishte vendosur Dega e Sigurimit të Shtetit në Shkodër. Më 22 shkurt 1946, Gjykata e Qarkut të Shkodrës e dënoi me burgim të përjetshëm.