Zef Gjeta (Vokrri) u lind më 3 qershor 1913 në Fan të Mirditës. Kishte dajë kapedanin e Mirditës, Gjon Markagjonin. Regjistrohet në Kolegjin Saverian të Shkodrës më 1925. Më 1935, mbaron gjimnazin në Shkodër dhe një vit më vonë, kursin e plotë të oficerëve, aspirant.

Më 26 maj 1939 ministri i Punëve të Jashtme, Xhemil Dino, i kërkonte qeverisë emërimin e daktilografisti e përkthyesit të italishtes të asaj ministrie me të njëjtën cilësi mbaruar gjimnazin e shtetit në Shkodër, si dhe kishte diplomën e maturitetit. Kishte bërë 10 vjet pranë kolegjit të jezuitëve ku kishte mësuar 4 gjuhë të huaja. Vendoset pranimi më 3 korrik 1939. Ishte inspektor i komunave dhe bashkive në dhjetor 1942, por me anë të një shkrese, drejtori i personelit, Ylvi Resuli, e njoftonte Gjetën se për nevojë shërbimi në drejtim të Zyrës Politike, ai nuk do të ushtronte detyrën e inspektimit të bashkive dhe komunave. Ishte drejtor i Zyrës Politike më 18 mars 1942 deri në janar 1943.

Në prill 1943 deri në korrik 1944 shkon në Shkodër, me detyrë inspektor i komunave në Shkodër, Kukës, Peshkopi, duke u ngarkuar në fund zëvendësisht kryetar i Bashkisë në Shkodër, pas vdekjes së kryetarit të mëparshëm, Loro Suma.

Me vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri, arrestohet më 11 gusht 1945. Më 16 korrik 1945, me vendim nr. 235, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi për "krimin se duke qenë përkthyes ka tradhëtuar luftën e popullit si vegël e Mark Gjon Markaj". Prokurori kërkoi dënimin me 30 vjet burg, përfundimisht u dënua me 20 vjet burg dhe konfiskim pasurie. Lirohet më 1959. Më vonë internohet në Savër, Lushnjë. Lirohet nga internimi në vitin 1968. Nuk pati fëmijë, por adoptoi një fëmijë të nipit të vet. Shkoi në Mirditë, ku jetoi deri sa vdiq.

Source: AISKK, F. 1, V. 2014, D 11. Fl. 435-436
Source: 1.AQSH, F.151, V.1939, D.1944, f. 2,5 2.AQSH, F.152/16, V.1942, D.43/1, f.83
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.

News

blank

Komunistët shkurt 1945: Burgjet janë plot, këta 50 armiq çojini në internim!

Lista me 50 të burgosur që regjimi vendosi ti cojë në internim në shkurt 1945. Lexo më shumë