| Zef Mirakaj | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Zef Mirakaj |
| Fatherhood: | Pashuk |
| Birthplace: | Prizren |
| Residence: | Lushnje |
| Date of Birth: | 1942 |
| Exile | |
| Date of Exile: | 17/7/1945 |
Lindi në Prizren, në vitin 1942. U internua për motive politike familjarisht (bashkë me të ëmën Cuba e të motrat Klora e Katrina) më 17 korrik të vitit 1945, në kampet e Beratit, Tepelenës e të Lushnjës. Shkollën e mesme e kreu më 1962. Në vitin 1970 u arratis nga Shqipëria për në SHBA, ku kreu studimet e larta dhe u diplomua në Shkenca Politike. Ndrroi jetë nga një sëmundje e pashërueshme, në vitin 2012.
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 359
