| Zenel Muço | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Zenel Muço |
| Birthplace: | Pogradec |
| Date of Birth: | 22/10/1925 |
| Trial | |
| Charges: | "Armik i popullit" |
| Sentencing: | 5 vjet Prison |
| Judgment: | Nr. 137 |
| Date of Decision: | 23/5/1946 |
| Court: | Gjykata Ushtarake e Korçës |
Lindi më 22 tetor të vitit 1925, në Çezmë të Pogradecit. Me vendim nr. 137, datë 23 maj 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi "armik të popullit" dhe e dënoi me 5 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së tij së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave civile baraz me kohën e ndëshkimit. Në bazë të nenit 51, të ligjit nr. 382 datë 24 dhjetor 1946, dënimi iu kthye në 5 vjet privim lirie me punë të detyruar
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 388
