Lindur në vitin 1913 (1911). Kishte mbaruar shkollën teknike të Tiranës nën drejtimin e Harry Fultz për Mësuesi. Kishte kryer edhe një kurs për Design Teknik. Punoi si mësuses në shkollën Hoxha Tahsin. Më pas, në administratën shtetërore si në Ministrinë e Punëve Botore, Ministrinë e Arsimit si sekretar i tretë për dhënien e bursave për studentët etj.. Me ardhjen e komunizmit, duke pasur edhe vëllain, Mazhar Sopoti, të arratisur dhe kundërshtar të komunistëve dhe jugosllavëve, e hoqën nga puna në ministri. E dërguan si mësues në Burizanë, Fushë Krujë në kushte të vështira. Doli vullnetar në luftën kundër analfabetizmit. Ishte për pedagogjinë amerikane, perëndimore, jo për atë ruse. U arrestua më 16 tetor 1947, në afërsi të Kalasë së Krujës nga sigurimi i shtetit. Mbas disa muaj torturash, u dënua me 10 vjet burgim. Mbas dy amnistive, u lirua në nëntor 1950. Që atëherë e dërgonin në një vend pune dhe pas disa muajsh e hiqnin prapë me pretekste të ndryshme. Nuk e lejuan të ushtronte më profesionin e mësuesit sadoqë iu drejtua Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhës. Mbas shumë problemeve e vështirësive të jetës, vdiq në vitin 1977, pak kohë pas daljes në pension, ku nuk ia njohën edhe disa vite punë.

Source: Nga familja
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.