| Zihni Myhedini | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Zihni Myhedini |
| Date of Birth: | 1923 |
| Trial | |
| Charges: | "Ka tradhëtuar lëvizjen nacional-çlirimtare», ka «dezertuar nga radhët e ushtrisë, hedhur në tradhëti duke shkruar për të rrethuar batalionin ku bënte pjesë" |
| Sentencing: | 30 vjet Prison |
| Judgment: | Nr. 92 |
| Date of Decision: | 25/7/1945 |
| Court: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
| Second trial | |
| Sentencing: | 15 vjet Prison |
| Date of Decision: | 28/11/1945 |
Lindi në vitin 1923. Me vendim nr. 92, datë 25 korrik 1945, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se «ka tradhëtuar lëvizjen nacional-çlirimtare», ka «dezertuar nga radhët e ushtrisë» dhe është «hedhur në tradhëti duke shkruar për të rrethuar batalionin ku bënte pjesë», dhe e dënoi me 30 vjet burg, si dhe humbjen e të drejtave qytetare baraz me kohën e ndëshkimit. Sipas amnistisë së K. A. N. Çl., datë 28 nëntor 1945, ndëshkimi iu zbrit në 15 vjet heqje lirie.
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2015), 450
