Lindi më 1907, në Elbasan. U diplomua për drejtësi në Firence. Ushtroi profesionin e avokatit për disa vite. Më 15 dhjetor 1947, me vendim nr. 493, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për "pjesëmarrje në organizatën e Ballit Kombëtar dhe krijimin e komiteteve, për sabotim në zgjedhjet e 2 dhjetorit dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 120
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.