Zybo Nexhipi | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Zybo Nexhipi |
Birthplace: | Vlorë |
Trial | |
Charges: | "Kriminel lufte, armik i popullit" |
Sentencing: | I përjetshëm Prison |
Judgment: | Nr. 2 |
Date of Decision: | 25/11/1945 |
Court: | Gjykata Ushtarake e Vlorës |
Lindi në fshatin Armen të Vlorës. Me vendim nr. 2, datë 25 nëntor 1945, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi "kriminel lufte" dhe "armik të popullit", dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, humbjen e të drejtës qytetare-politike baraz me kohën e dënimit dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. Me dekretin nr. 811, datë 27 prill 1949, të Presidiumit të Kuvendit Popullor, dënimi iu zbrit në 15 vjet heqje lirie.
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 87