Shkrimtar. Lindi në fshatin Gracë të Devollit, më 14 mars të vitit 1946. U internua nga Tirana në fshatin Yrshek për motive politike. U arrestua më 3 mars 1978, dhe me vendim nr. 282, datë 4 korrik 1978, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie. Dënimin e vuajti në Spaç. Me dekret nr. 6656 të Presidiumit të Kuvendit  Popullor, datë 28 tetor 1982, iu fal pjesa e mbetur e dënimit. Mes viteve 1982-1991 u shtrëngua të punojë si punëtor ndërtimi, punëtor ngarkim-shkarkimi, punëtor në fermë bujqësore dhe roje nate në një stallë kuajsh. Më 2005 u zgjodh kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artisteve (LSHA). Vdiq në Tiranë, më 9 korrik 2010.

 

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 373
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.