| Hil Pali | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Hil Pali |
| Birthplace: | Mazrek, Shkodër |
| Date of Birth: | 8/4/1929 |
| Trial | |
| Date of Arrest: | 10/2/1945 |
| Charges: | "Motive politike" |
| Sentencing: | 1 vit Prison |
| Release Date: | 10/4/1946 |
Lindi në Mazrek të Shkodrës, më 8 prill 1929. Në zbatim të Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të Ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1992, si dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për vërtetimin e vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq në mbledhjen e datës 4 janar 1994, vendosi vërtetimin e faktit të vuajtjes së dënimit për «motive politike» nga ish i dënuari Hil Pjetër Pali nga data 10 shkurt 1945 deri në datën 10 prill 1946.
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2015), 177
