Mësues, antikomunist. Lindi në Hot. U arrestua më 24 shtator të vitit 1946. Në gjyqi ushtarak të zhvilluar në Shkodër më 2 dhjetor 1947, bashkë me gjashtë persona të tjerë, u dënua me vdekje, me pushkatim, me akuzën se «kanë përgatitur e kanë marrë pjesë në kryengritjen e Postribës; një pjesë e tyre si Mustafa Jakupi, Gjelosh Vata dhe Gjon Leka kanë marrë pjesë në përpjekjen e 9 shtatorit me armë. Grupi i tyre, i kryesuar nga Pjetër Pali dhe Mustafa Jakupi, kanë vepruar në bashkëpunim me të aratisurit Gjelosh Luli dhe Murat Haxhia».

Source: Uran Butka, Kryengritjet e para kundërkomuniste, ISKK, Tiranë 2013, f. 276.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.