Lindi më 1875, në Tuz. Më 8 dhjetor 1947, Gjykata e Shkodrës e dënoi për «bashkëpunim me Legalitetin kundër pushtetit», dhe se ka përgatitur përpjekjen e 9 shtatorit (Kryengritja e Postribës), me vdekje, konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave politike e civile përjetë. Më 14 janar 1945, me vendim nr. 40, Komiteti Ekzekutiv i Prefekturës së Shkodrës, vendosi «sekuestrimin e pasurisë së paluajtshme, të të arratisurit si kriminel lufte», Murat Haxhia.

Source: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 547-548; Gazeta Zyrtare, 21 nëntor 1946, f. 3
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.