Burgu nr.13 Elbasan | |
---|---|
Information | |
Name: | Burgu nr.13 Elbasan |
Location: | Elbasan |
Year of Construction: | 1944 |
Year of Closure: | 1953 |
Prison | |
Forced Labor: | Po |
Gender: | Burra |
Capacity: | 280 persona |
Burgu nr. 13 Elbasan, vitet 1944-1953
Burgu politik me nr. 13 ndodhej në lagjen “Kala”, në një ndërtesë të trashëguar si burg nga koha e luftës. Ka funksionuar në vitet 1944-1953. Por shërbente si burg edhe një ndërtesë tjetër në shtëpinë e familjes Bishqemi. Sipas të dhënës nga Divizioni i Mbrojtjes së Popullit, burgjet e Elbasanit në vitin 1946 ishin në dy nivele:
- Burgu i Armiqve të Popullit, ku shërbente një personel prej 29 vetash (26 ushtarë, 2 nënoficerë, 1 oficer).
- Burgu i Strehuesve, ku shërbente një personel prej 10 vetash (9 ushtarë, 1 nënoficer).Besohet se veç tyre, burgu ordiner ka pasur numrin 12. Të burgosurit kanë ndërtuar kanalin ujitës “Naum Panxhi”, në vitin 1947.
Në vitin 1950 në burg janë rreth 500 të burgosur, ndërsa kapaciteti i burgut ishte për rreth 280 persona.
“Lokali i burgut nr. 13 ka nevojë për ngritjen e murit të oborrit rreth 1 metër lartësi, si dhe një dhome i mungon tërësisht tavani”, - thuhej në raportin e datës 25.8. 1950. Në Burgun e Elbasanit mbizotëronin sëmundje si TBC-ja, dizenteria etj.
Burgu u mbyll në shkurt 1953, pasi të burgosurit e tij formuan kampin nr. 7 në Tiranë.
Komandantët dhe drejtorët e burgut ishin të profesioneve: bujk dhe xhandar. Arsimi bazë i tyre ishte 4 klasë fillore.