U lind në Leskovik. Vajza e madhe e Hasan Çapanit, i burgosur dhe më pas i arratisur. Duke qenë e bija e një të arratisuri dhe duke e pasur familjen të internuar, Afitatin e lë bashkëshorti me të cilin jetonte në Tiranë. Punoi pak vite në Tiranë deri sa në vitin 1959 e arrestojnë për agjitacion dhe propagandë. Dënohet me 10 burg, nga të cilat kryen 9. Më pas i bashkohet familjes në internim. Martohet me një ish-të burgosur dhe shkon të jetojë në Vlorë. Pas dy vitesh e internojnë në fshatin Pet, ku jeton deri në vitin 1991.

Ky informacion është marrë nga intervista e të vëllait, Musa Çapani, botuar në "Zërat e kujtesës V", Tiranë 2018, ISKK, me autorë Agron Tufa dhe Luljeta Lleshanaku.

Source: Zërat e kujtesës V, ISKK, me autor Agron Tufa dhe Luljeta Lleshanaku
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.