| Ali Bakiu | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Ali Bakiu |
| Fatherhood: | Hasan |
| Birthplace: | Tiranë |
| Date of Birth: | 20/9/1911 |
| Trial | |
| Charges: | «Formim grupi me tendenca kunder pushtetit » |
| Sentencing: | 7 vjet Prison |
| Judgment: | 30 mars 1948, Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Lindi më 20 tetor të vitit 1911, në Tiranë. Më 30 mars 1948, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor se së bashkë me Haki Karapicin , Irfan Pustinën dhe Imer Keçin ka «formuar grup me tendenca kundra Pushtetit dhe për ta rëzuar këtë me dhunë» dhe e dënoi me vdekje, humbjen e të drejtave civile e politike për 5 vjet kohë, si dhe me konfiskimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. Por një muaj më vonë, më 21 prill të po atij viti, Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake ia ktheu dënimin në 7 vjet privim lirie dhe konfiskim të pasurisë, të luajtshme e të paluajtshme.
Source: Republika Popullore e Shqipërisë, Gjykata e Lartë Ushtarake, Nr. 127 i Regj. Them.
