Mars 1948, gjyqi i "grupit të tretë të deputetëve", ku asnjë prej të dënuarve nuk qe deputet

0
117
blank

Pas dënimit të dy grupeve të para të deputetëve, përkatësisht procesit të shtatorit 1947 dhe janarit 1948, në mars 1948 u gjykua “grupi i tretë”. Në këtë “grup” nuk kishte asnjë ish deputet, por të gjithë akuzoheshin për lidhje miqësore me të dënuarit e dy proceseve të para, e për këtë arsye arsye këta mund të konsiderohen si “grupi i tretë”. Çdokush prej tyre mund të bënte pjesë në gjykimin e dy grupeve të para, sepse përzgjedhja e tyre është bërë fare rastësisht nga organi i akuzës. Përgjithësisht, të pandehurit nuk i kanë pranuar akuzat ndonëse janë torturuar barbarisht.

Procesi u hap më 22.3.1948 në Tiranë nga një trupë gjykuese ushtarake e drejtuar nga kapiten I Abdyl Hakiu, kapiten II Shaban Rezha dhe toger Hamet Çiraku, duke pasur pranë prokurorin kapiten Petrit Hakani.

Me vendimin nr.212, datë 30.3.1948, Gjykata Ushtarake e Tiranës në batë të neneve 6, 8, 10, të ligjit nr.372 dhe nenit 15 të ligjit nr.373, vendosi konfiskimin e pasurisë, si dhe këto dënime:

-Me vdekje, pushkatim, të shtetasve: Haki Karapici, Irfan Pustina, Ali Bakiu, Ymer Keçi.

-Me 20 vjet burgim: Vasil Xhaj.

-Me 15 vjet burgim: Kadri Kërçiku, Baltazar Benusi.

-Me 10 vjet burgim: Enver Topulli, Gjergj Ashta, Adem Xhepa, Kel Koxhobashki, Ali Shtëpani.

Me vendimin nr.127, datë 21.4.1948, Gjykata e Lartë Ushtarake bëri këto ndryshime:

-Me burgim të përjetshëm: Haki Karapici, Irfan Pustina, Ali Bakiu, Ymer Keçi.

-Me 7 vjet burgim: Baltazar Benusi

-Me 5 vjet burgim: Ali Shtëpani

-Me 2 vjet burgim: Kadri Kërçiku

-Me paraburgimin e kryer: Vasil Xhaj, Adem Xhepa, Enver Topulli

-Pafajësi: Gjergj Ashta, Kel Koxhobashi

Mbetej në fuqi vetëm konfiskimi i pasurisë i të dënuarve me burgim të përjetshëm.

Nga ky proces kanë foto të hetuesisë së vitit 1947 dy të pandehur, bashkëlidhur me foto.

blank

/55/Kastriot Dervishi/

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here