Meshtar katolik, një nga nënshkruesit e Statusit të Kishës Katolike të Shqipërisë (26. 06. 1951).Lindi në Shkodër, më 5 shkurt të vitit 1914, në një familje me origjinë nga Mirdita (Vela). Mësimet e para i mori në Seminarin Papnor në Shkodër, kurse studimet e larta për teologji e gjeografi i kreu në Gjenova të Italisë. Më 1931 tha meshën e parë. U caktua famullitar në Jubë (Durrës), pastaj në Përlat (për 7 vjet), në Selitë e, së fundi, në Bilaj të Krujës. Që këtu e larguan shpejt, por ai vazhdoi të shërbente fshehtas në shtëpinë e vet, duke e shqetësuar kësisoj këshillin e lagjes. Ditën kur vdiq e ëma, ia bëri të gjitha nderimet kishtare. Dhe kur mbi varrin e saj vuri kryqin, "aktivistët" e lagjës e hoqën. Atëherë ai ia bëri me guralecë mbi dheun e varrit. Për këtë arsye dhe u arrestua më 1976 për "agjitacion e propagandë" dhe u dënua me 10 vjet burg, nga të cilat bëri 7, të gjitha në burgun e Burrelit. Vdiq në vitin 1996.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 36
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.