Funksionoi si burg politik i regjimit komunist nga viti 1946 deri në prill të vitit 1991. Burgu i Burrelit u ndërtua mes viteve 1938-1939. Për herë të parë ai do të përdorej nga administrata e luftës. Nga korriku i vitit 1944 deri në vitin 1946 u bërdor si depo grumbullimi për nevojat e pushtetit të ri komunist. Në vitin 1946, pas disa meremetimeve të brendshme, dhe rrethimit të tij me tela me gjemba, burgu i Burrelit u rihap për të burgosurit politikë, që regjimi I konsideronte si kundërhstarët më të rrezikshëm të tij. Aty u burgos elita e vendit. Kushtet ishin tmerrësisht të vështira. Sipas dëshmisë së ish të dënuarit Petrit Velaj, ai kishte mbërritur në këtë burg me 14 shtator 1946 së bashku me të dënuar të tjerë sjellë nga burgu i Vlorës.  Në një qeli rrinin rreth 16 burra. Sipas Velajt në vitet 1947-1948 nga ky burg ishin varrosur 720 të burgosur. Sipas të dhënave arkivore në vjeshtë 1946 në burg shërbente një personel prej 17 personash (14 ushtarë, 1 nënoficer dhe 1 oficer). Në vitin 1950 në burg ishin 150 të burgosur nga 228 që ishte kapaciteti i godinës. Sipas dokumentacionit të kësaj periudhe,  turbekulozi dhe skorbuti ishin sëmundjet që mbizotëronin ndër të dënuarit.  Në vitet ‘60-‘70 në burgun e Burrelit vuanin dënimin mesatarisht 170 vetë, ndërsa në vitin 1983 mga 133-150 të burgosur. Në shtator 1990 raportohet për 187 të dënuar politik në këtë burg, në tetor të po këtij vitit 215 të burgosur, në nëntor rreth 212 të dënuar, dhe në dhjetor 198 të burgosur. Në janar 1991 në këtë burg vuanin dënimin 186 të burgosur, në shkurt 1991 ishin 68 të dënuar dhe në prill të atij vitit vetëm 16 të dënuar. Në muajin prill, nga ky burg i sigurisë së lartë, u bë lirimi i të burgosurve të fundit politik të regjimit komunist.

Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.