Familja e tij ka vuajtur një histori të gjatë persekutimi që ka nisur që në vitin 1964. Pasi një nga vëllezërit tentoi të arratisej, Fatosin e internuan në Tale të Lezhës në vitin 1974. I vëllai tentoi të arratisej sërish, atëherë Fatosit i sajuan një akuzë sikur kishte tentuar të largohej nga vendi i internimit dhe në dhjetor të vitit 1976 e arrestuan dhe e dënuan me 7 vjet burg për agjitacion dhe propagandë. Kreu 5 vite e gjysmë burg në Spaç. Më pas e ridënuan me 10 vite të tjera dhe e dërguan në burgun e Burrelit. Është liruar në vitin 1991, dy muaj para se të përfundonte dënimin, pasi kreu 14 vite e gjysmë burg. Familja ndërkohë vuajti internimin në Topojë të Fierit, ku, Fatosi dëshmon se të atin ia kanë mbytur persona të shtetit.

Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.