Ish-drejtor i RTSH. Mori pjesë në Luftën Nacional-Çlirimtare dhe ishte anëtar i Komitetit Qendror. Megjithëse në radhët e Partisë së Punës, ai u dallua për një frymë liberale në drejtimin e RTSH, por, pas Festivalit të 11-të të Këngës, Lubonja u shkarkua nga detyra, u përjashtua nga Partia dhe u dënua.

Fillimisht u internua me familjen në Lezhë dhe më pas u dënua me burg në vitin 1974. Lirohet më 7 qershor 1987 pas 13 vitesh në burgun e Burrelit. I bashkohet gruas dhe djalit, Agimit, në Fishtë, ndërsa djali tjetër, Fatosi, i arrestuar dy ditë para tij, vazhdonte dënimin me burg.

Pas dy vitesh marrin faljen nga internimi.

Gjatë viteve të pluralizmit politik, ka botuar libra autobiografikë me kujtime nga diktatura

Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.