Dom Pjetër Gruda, (Pjetër Palok Gjeloshi Gruda) lindi në fshatin Grudë të Malit të Zi më 1 gusht 1922. Studimet e formimin për meshtar i bëri në Kolegjin Saverian e Seminarin Papnor në Shkodër. Meshën e parë e kremtoi më 1946. Që nga ky vit filloi misionin e tij meshtarak duke u emëruar famullitar në Shkrel, prej nga më vonë u transferua në Sheldi, ku qëndroi deri në vitin 1967, vit ky kur u mbyllen Kishat dhe tempujt tjerë fetar nga regjimi komunist në Shqipëri.

Pas mbylljes së tempujve dhe institucioneve fetare, dom Pjetër Gruda, si shumica e klerikëve tjerë, qe detyruar të punonte si punëtor krahu në Ndërmarrjen Bujqësore të Bushatit. Kështu krijimtaria e tij intelektuale, sepse dom Pjetër Gruda qe intelektual dhe artist i artit skenik, do të ndërpritej brutalisht nga regjimi çnjerëzor e antikulturor komunist.

Me talentit artistik që kishte, dom Pjetër Gruda do të ishte bërë regjisor i njohur, po të mos i ndërpritej brutalisht krijimtaria. Kujtojmë se vuri në skenë shumë pjesë teatrore, ndërmjet të cilave dramën "Flije Atdheut".

Është dënuar dy herë nga regjimi komunist.  Herën e parë u dënua dhe vuajti dënimin në vitet 1946-1951 në kampe pune të detyruar. U arrestua për herë të dytë më 11.3.1979. U akuzua për agjitacion e propagandë dhe tradhti ndaj atdheut dhe u dënua më 5.11.1979 me 25 vjet heqje lirie.

Gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit u paralizua. Por megjithëatë regjimi komunist e mbajti sërish të burgosur.

Siç  provohet nga komunikata ditore e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kleriku Pjetër Gjeloshi vdiq i paralizuar më 13.1.1989 në kampburgun nr.305 të Përparimit të Sarandës në moshën 67 vjeçare dhe u varros në varrezat e fshatit Përparim.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III(Tiranë: ISKK, 2015), 266
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.

News

blank

Dom Pjetër Gruda, kleriku i paralizuar që u mbajt i burgosur derisa vdiq

Ai është i fundit klerik që ka vdekur në kushte torture në gjithë Lindjen komuniste. Lexo më shumë