| Fatos Kërluku | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Fatos Kërluku |
| Fatherhood: | Idriz |
| Date of Birth: | 9/3/1952 |
| Trial | |
| Date of Arrest: | 12/1976 |
| Tortured: | Jo |
| Charges: | “Agjitacion dhe propagandë” |
| Sentencing: | 7 Prison |
| Investigator: | Dhimo Sinani |
| Second trial | |
| Date of Arrest: | 23/4/1981 |
| Charges: | "Agjitacion e propagandë" |
| Sentencing: | 10 vjet Prison |
| Investigator: | Ferit Sula, Agim Bendo |
| Release Date: | 1/1991 |
| Sentencing | |
| Prison: | Burgu i Spaçit - nga viti 1976 ne vitin 1981 |
| Prison: | Burgu i Burrelit - nga viti 1981 ne vitin 1991 |
Familja e tij ka vuajtur një histori të gjatë persekutimi që ka nisur që në vitin 1964. Pasi një nga vëllezërit tentoi të arratisej, Fatosin e internuan në Tale të Lezhës në vitin 1974. I vëllai tentoi të arratisej sërish, atëherë Fatosit i sajuan një akuzë sikur kishte tentuar të largohej nga vendi i internimit dhe në dhjetor të vitit 1976 e arrestuan dhe e dënuan me 7 vjet burg për agjitacion dhe propagandë. Kreu 5 vite e gjysmë burg në Spaç. Më pas e ridënuan me 10 vite të tjera dhe e dërguan në burgun e Burrelit. Është liruar në vitin 1991, dy muaj para se të përfundonte dënimin, pasi kreu 14 vite e gjysmë burg. Familja ndërkohë vuajti internimin në Topojë të Fierit, ku, Fatosi dëshmon se të atin ia kanë mbytur persona të shtetit.
