| Fatos Lubonja | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Fatos Lubonja |
| Fatherhood: | Todi |
| Birthplace: | Tiranë |
| Date of Birth: | 1951 |
| Profession: | Shkrimtar |
| Trial | |
| Date of Arrest: | 7/1974 |
| Charges: | “Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor“ |
| Sentencing: | 7 vjet Prison |
| Second trial | |
| Date of Arrest: | 1979 |
| Charges: | Pjesëtar i një organizate kundërrevolucionare |
| Sentencing: | 16 vjet Prison |
| Release Date: | 1991 |
I biri i Todi i Lubonjës, ish-drejtorit të RTSH, i cili u shpall përgjegjës për Festivalin e 11-të të Këngës, të kritikuar për ndikimet e huaja. Pas festivalit, Todi Lubonja, me gruan dhe dy djemtë e tij, u internuan në Lezhë. Në atë kohë, Fatosi ishte 23 vjeç, baba i dy fëmijëve të vegjël.
U arrestua në korrik të vitit 1974, shtatë ditë pas xhaxhait dhe dy ditë para babait.
U dënua me 7 vjet për agjitacion dhe propagandë. Ka vuajtur në disa burgje, përfshirë atë të Spaçit ku ka punuar për 5 vjet në minierë. Gjatë kësaj kohe, disa shokë të tij të burgut, i dërgojnë një letër Enver Hoxhës dhe Fatos Lubonja dënohet me akuzën që bënte pjesë në grupin e tyre që donin të rrëzonte pushtetin. U ridënua me 16 vjet.
U lirua në vitin 1991, me shembjen e regjimit komunist, pas 17 vitesh burg.
