Mësues, kompozitor. Lindi në vitin 1926, në Shkodër. Kreu Seminarin Jezuit dhe Liceun e Shtetit në Shkodër. Pas diplomimit punoi si mësues në Bajzë të Kastratit, ku dhe u arrestua me akuzën se kishte takuar të vëllanë e arratisur. Vdiq në burgun e Burrelit pa i mbushur të tridhjetat. Në mars 1956, pak muaj para se të lirohej, pati një sulm apendiciti. Drejtori burgut e la të vdiste pa e shtruar në spital. Kur vdiq, Arshi Pipa, që e kishte patur nxënës, po dhe bashkëvuajtës në kampin e Bedenit në Kavajë, shkroi «Elegji për Gac Çunin».Është dekoruar me urdhërin «Martir i Demokracisë» dhe «Qytetar Nderi i Shkodrës».

 

 

Source: At Zef Pllumi, Rrno vetëm për me tregue, I, Ti-ranë, 1995, f. 155.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.

News

blank

Dokumentari “Mall për me këndue”

Një dokumentar kushtuar Gac Çunit, muzikantit shkodran që mbylli sytë në moshën 30-vjeçare në burgun Lexo më shumë