Imzot Gaspër Thaci ishte Arqipeshkv i Shkodrës dhe primat i Kishës Katolike kur komunistët morën pushtetin në Tiranë. Së bashku me Imzot Prennushin, ai u thirr nga vetë Enver Hoxha dhe iu propozua që të ndërpresin marrëdhëniet me Romën, por ata e refuzuan.

Pas këtij refuzimi dhe pas një vale goditjesh që ju bënë klerit katolik në Shkodër, imzot Gaspër Thaçi i sëmurë dhe i vënë nën presion izolim të fortë dhe kontroll të vazhdueshëm, më 25 maj ndahet nga jeta. Vetëm dy muaj më parë ai kishte përjetuar pushkatimet e kobshme të Atë Gjon ShllakunAtë Giovani Faustin e Atë Daniel Dajanin, bashkë me shumë civilë të tjerë. Funerali i tij, ku morën pjesë mbi 1200 vetë, shihej si një rrezik i madh për komunistët, të cilët sapo morën vesh lajmin e vdekjes dhe të funeralit që do të mbahej me 29 maj, u mobilizuan për të sabotuar pjesëmarrjen e gjerë në funeral.

Pas funeralit të 29 majit 1946, imzot Gaspër Thaçi varroset në Katedralen e Shkodrës. Eshtrat e tij qëndruan aty deri në marsin e vitit 1967 kur, pasi u kthye në Pallat Sporti, do të treteshin pa ju ditur ende sot vendi i tyre.

Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.

News

blank

Gjithë Shkodra në këmbë pas vdekjes së arqipeshkvit Gaspër Thaçi, si u alarmua regjimi komunist

Vdekja e arqipeshkvit imzot Gaspër Thaçi, në Shkodër më 25 maj 1946, kishte vënë në Lexo më shumë