Hajredin apo Dine Fratari, nipi i kombëtarëvet Hajredin Fratari nga Mallakastra dhe Avni Gilani nga Kosova, i biri i nacionalistit Rauf Fratari, u lind në Tiranë më 30.09.1942. Kreu Teknikumin e Ndertimit dhe punoi si teknik në Berat. Vazhdoi shkollën, një filial nafte në Kuçovë, mandej Universitetin e Tiranës, natën, dega e Inxhinierisë së Ndërtimit, më 1966. Punoi inxhinier ndërtimi në Pukë, mandej në Tepelenë. U arrestua më 15.09.1979 dhe pas një hetuesie intensive me tortura për 13 muaj, u dënua me 25 vjet burg ( 15 vjet për “sabotim”, 10 vjet për “agjitacion e propagandë” dhe 5 vjet internim.( vendimi nr. 27 viti 1980). E vuajti dënimin në burgun e Tiranës dhe mandej në burgun e Ballshit, në një kamp përqendrimi me mëse 1100 të burgosur. Mandej në burgun e Qafë-Barit. Pjesëmarrës në revoltën e të burgosurve në burgun e Qafë-Barit , maj 1983. U torturua për 31 ditë me radhë për pjesëmarrje ne revoltë. U dërgua në burgun e Burrelit për një vit e gjysëm (1983-1985) dhe mandej në burgun-kamp të Bulqizës (1986). U lirua më 11.09.1987.

 

Source: U. Butka. Mallakastra siç ka qenë, 2010; AISKK, F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 118-119
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.