Haki Kodra | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Haki Kodra |
Fatherhood: | Rexhep |
Birthplace: | Dibër e Madhe |
Date of Birth: | 1921 |
Profession: | Ekonomist |
Date of Death: | 26/2/1951 |
Place Death: | Mënik, Tiranë |
The Reason of Death: | Ekzekutim me pushkatim |
Event included: | Bomba në Ambasadën Sovjetike |
Trial | |
Date of Arrest: | 20/2/1951 |
Charges: | "Terror dhe propagandë kundër pushtetit" |
Execution | |
Type of Execution: | Ekzekutim me pushkatim |
Data Ekzekutimit: | 26/2/1951 |
Place of Execution: | Mënik Tiranë |
Haki Kodra, u lind në Dibër të Madhe në vitin 1921. Pasi u diplomua për Ekonomi në Universitetin e Zagrebit, u kthye në Dibër, ku ngriti një biznes të madh, por u luftua nga serbët, ndaj u largua dhe u vendos më 1940 në Tiranë. Pas luftës punoi në sektorin ekonomik deri në vitin 1951. Më 19 shkurt 1951 ndodhi një shpërthim në Ambasadën e ish-Bashkimit Sovjetik në Tiranë, ngjarje që njihet si “Bomba në ambasadën Sovjetike”. Nga sulmi nuk kishte asnjë të plagosur, por autoritetet shqiptare të asaj kohe si fajtorë konsideronin një grup prej 22 intelektualësh të rinj që punonin asokohe në Tiranë, duke përfshirë edhe 30 vjeçarin Haki Kodra. Pavarësisht nga mungesa e çdo prove të fajit, ai u arrestua dhe u dënua me vdekje. Dënimi u ekzekutua natën e 26-27 shkurtit 1951 në afërsi të fshatit Mënik, disa kilometra në perëndim të Tiranës. Trupat u varrosën në një varr të cekët në fushën prapa.