Haki Kodra, u lind në Dibër të Madhe në vitin 1921. Pasi u diplomua për Ekonomi në Universitetin e Zagrebit, u kthye në Dibër, ku ngriti një biznes të madh, por u luftua nga serbët, ndaj u largua dhe u vendos më 1940 në Tiranë. Pas luftës punoi në sektorin ekonomik deri në vitin 1951. Më 19 shkurt 1951 ndodhi një shpërthim në Ambasadën e ish-Bashkimit Sovjetik në Tiranë, ngjarje që njihet si “Bomba në ambasadën Sovjetike”. Nga sulmi nuk kishte asnjë të plagosur, por autoritetet shqiptare të asaj kohe si fajtorë konsideronin një grup prej 22 intelektualësh të rinj që punonin asokohe në Tiranë, duke përfshirë  edhe 30 vjeçarin Haki Kodra. Pavarësisht nga mungesa e çdo prove të fajit,  ai u  arrestua dhe u dënua me vdekje. Dënimi u ekzekutua natën e 26-27 shkurtit 1951 në afërsi të fshatit Mënik, disa kilometra në perëndim të Tiranës. Trupat u varrosën në një varr të cekët në fushën prapa.

Source: Uran Butka, Bombë në Ambasadën Sovjetike
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.

News

blank

67 vjet nga krimi komunist, kush ishin 22 të pushkatuarit pas bombës në Ambasadën Sovjetike

Bomba në  Ambasadën Sovjetike dhe justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22 intelektualë Lexo më shumë