Hilmi Ibrahimi | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Hilmi Ibrahimi |
Fatherhood: | Halil |
Birthplace: | Cepel, Mal i Zi |
Residence: | Fier |
Date of Birth: | 12/5/1904 |
Date of Death: | 6/1951 |
Place Death: | Roskovec, Fier |
The Reason of Death: | Ekzekutim me pushkatim |
Circumstances of Death: | I Lire |
Execution | |
Data Ekzekutimit: | 6/1951 |
Hilmi Halil Reshlani (Ibrahimi) u lind në Mal të Zi. Më 1927, erdhën familjarisht në fshatin Baltëz, komuna e Ndërmenasit të Fierit. Pas çlirimit të Shqipërisë, Hilmiu vendoset për pak kohë në Pejë, Kosovë, me pas shkon në Greqi.
Prej vitit 1945-1951, ka qëndruar në një kamp, ku u përgatit të hidhej në Shqipëri si diversant për të bere propagandë e përgatitur kushtet për rrëzimin e regjimit komunist.
Sipas dëshmisë së Ahmet Agush Kabashit, në gjyq, grupi i drejtuar prej tij dhe i përbërë nga Destan Berisha, Ibrahim Kabashi, Qerim Godeni dhe Hilmi Ibrahimi, janë hedhur me një aeroplan ushtarak amerikan në Shqipëri. Herën e parë, piloti i hodhi gabim, të ndarë dhe për këtë arsye, nga frika që do të kapeshin, ata u kthyen në Greqi. Me të njëjtin aeroplan u hodhën dhe më 25 qershor 1951, por Sigurimi i kishte pikasur. Ato u hodhën në zonën e Roskovecit, në një terren të papërshtatshëm ku, Hilmi Halili dhe Ibrahim Kabashi, kushëri i Ahmetit, dëmtuan këmbët dhe nuk mund të largoheshin. Në shkëmbim zjarri, me forcat e shtetit, ata humbën jetën.
Eshtrat u gjendën më 18 gusht 1993. Ata varrosen në varrezat e fshatit dhe pasi shpallen Martirë të Demokracisë, u shperngulën me respekt në varrezat e Fierit.