Bashkëshortja e Todi Lubonjës, ish-drejtorit të RTSH i cili u shkarkua nga kjo detyrë pas festivalit të 11-të të Këngës, që u bë pretekst për të dënuar disa artistë dhe intelektualë, përfshirë Todin dhe familjen e tij. Duke qenë që nuk pranoi ndarjen me Todin, ajo si gjithë familja, vuajti persekutimet e regjimit. Në vitin 1973, përjashtohet nga partia, ku ishte pranuar që në vitin 1944 dhe internohet familjarisht në Lezhë, pasi iu komunikua shpërngulja në mars të atij viti. Nga Instituti i Historisë ku punonte para 1973, nis punë në një magazinë bujqësore në Lezhë në tetor të 1973.

Në korrik të vitit 1974, arrestohet i biri, Fatos Lubonja dhe pas dy ditësh, bashkëshorti, Todi. Liria dhe djali tjetër, Agimi, detyrohen të lirojnë banesën në Lezhë. Atë e caktojnë pastruese WC-sh në shtëpinë e beqarëve.

Në vitin 1982, i dëbojnë në Fishtë. Internimi përfundon në vitin 1989. Në vitin 1987 ishte liruar nga burgu, Todi Lubonja.

Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.