Makensen Bungo | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Makensen Bungo |
Birthplace: | Elbasan |
Date of Birth: | 14/4/1926 |
Profession: | Mësues, shkrimtar |
Date of Death: | 15/9/2018 |
Place Death: | New York |
The Reason of Death: | Vdekje natyrore |
Circumstances of Death: | I Lire |
Trial | |
Date of Arrest: | 1946 |
Charges: | «Krime kundër shtetit» |
Sentencing: | 5 vjet Prison |
Judgment: | 12 Tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Elbasanit |
Lindi më 14 prill të vitit 1926, në Elbasan. Kreu shkollën Normale të këtij qyteti dhe Institutin e Lartë Pedagogjik, Fakultetin Gjuhë-Letërsi. U arrestua në vitin 1946 dhe më 12 tetor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie, humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë. Dhe më 26 shkurt të vitit 1947, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Qendrës Elbasan urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. Është bashkëvuajtës i shkrimtarit Et'hem Haxhiademi, në burgun e Burrelit. U lirua në vitin 1950. Punoi si mësues në disa zona të thella, pasi doli nga burgu. Me rënien e regjimit komunist, botoi disa vepra.