Lindi më 12 mars 1928, në fshatin Ndërfushaz Mirditë. Ndonëse në periudhë të vështirë, familja e Maries mposhti paragjykimet dhe e shkollon të bijën. Pasi përfundon shkollën në vitin 1946, abati Frano Gjini, e dërgoi mësuese në shkollën e Mirditës. Njëkohësisht Maria i futet edhe rrugës së besimit, duke qenë gjithnjë e më shumë pranë Kishës Katolike, ku edhe po shërbente. Marie Tuci arrestohet më 10 gusht 1949, në kohën që si probande pritej t'i bashkohej urdhërit të motrave stigmatine si murgeshë. Pas një raprezalje të sistemit komunist të asaj kohe, lindur nga ekzekutimi i Bardhok Bibës sekretar i partisë komuniste në Mirditë, familjet më të dëgjuara të kësaj zone u dënuan, përfshi dhe ajo e Gjonmarkajve së cilës Maria i përkiste. E marrin dhunshëm dhe e dërgojnë në dhomat e tmerrshme të hetuesisë. Turturohet personalisht nga shefi i hetuesisë së Shkodrës Hilmi Seitii. Turturat më çnjerëzore ndaj Marie Tucit që u panë nga dhjetëra dëshmitarë ishte që pasi e zhveshën e futën në një thes bashkë me një mace të egër, duke e lënë aty për një kohë të gjatë. Seiti dhe hetuesit e tjerë e dhunojnë sërish me mjete të forta, aq sa Maria dërgohet në gjendje të rëndë në spital, ku pas disa ditësh, më 28 tetor 1950 vdes si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike.

Source: Kisha Katolike Shqiptare
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.