Klerik katolik. Lindi në vitin 1911, në Kashnjet të Mirditës. Kreu studimet e mesme në Seminarin Papnor në Shkodër dhe studimet e larta për teologji në Padova të Italisë. Pas kthimit në Shqipëri, më 1939, u zgjodh kapelan i Abacisë së Shën Aleksandrit në Orosh. U shugurua meshtar në vitin 1936. U arrestua më 10 tetor të vitit 1946, në moshën 35-vjeçare, në Kaçinar të Spaçit, dhe u akuzua se «gjatë okupacionit fashist ka qenë në shërbim të Simit Ka shkue shpeshherë në Tiranë, tek Jakomoni dhe për shërbimet që i ka krye Fashizmit, është shpërblyer edhe me shuma të majme. Ka propaganduar e predikuar në popull kundër Lëvizjes N-Çl.Ka propaganduar në popull që të mos shkojnë ushtarë... Përveç këtyre, i pandehuri ka pasë lidhje edhe me organizatën Fashiste Terroriste «Bashkimi Shqiptar». I pandehuri ka pasë lidhje edhe me reaksionarët legalë. I pandehuri ka marrë pjesë edhe në përpjekjet me armë kundra forcave tona që operonin n’atë zonë...». Për të gjitha këto akuza, prokurori i Gjykatës Ushtarake të Shkodrës, kapiten Aranit Çela, kërkoi dënimin e tij me pesëmbëdhjetë vjet heqje lirie, dënim që u zbrit në pesë vjet punë të rëndë, si dhe me humbjen e të drejtave qytetare e politike për aq vjet sa do të zgjaste dënimi. Por, në fund të hetimit, Dom Mark Bicaj vdiq prej torturave në burgun e Shkodrës.

Source: Dr. Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri, Tiranë, 2007, vol. I, II, f. 620-622
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.