Martin Leka | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Martin Leka |
Fatherhood: | Sokol |
Birthplace: | Nicaj, Shalë |
Date of Birth: | 5/2/1945 |
Date of Death: | 14/6/2011 |
Place Death: | Shkodër |
Trial | |
Date of Arrest: | 3/9/1975 |
Charges: | “Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor” |
Sentencing: | 10 vjet Prison |
Second trial | |
Date of Arrest: | 22/5/1984 |
Charges: | Terrorit në bashkëpunim” |
Sentencing: | 16 vjet Prison |
Judgment: | nr. 3 |
Court: | Gjykata e Lartë |
Release Date: | 18/3/1990 |
Sentencing | |
Prison: | Burgu i Qafë Barit - |
Prison: | Burgu i Spaçit |
Prison: | Burgu i Burrelit |
Lindi më 5 shkurt 1945, në fshatin Nicaj të Shalës (Dukagjin). Shkollën 7 vjeçare e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme industriale në Shkodër. Deri ditën e arrestimit, më 3 shtator 1975, punoi si elektriçist. U akuzua për “agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”, dhe u dënua me 10 vjet heqje lirie. Për të vuajtur dënimin u dërgua në Spaç e, prej aty, në kampin e Qafë Barit. U riarrestua më 22 maj 1984, si organizator dhe
pjesëmarrës i revoltës në bashkëpunim me të tjerët. Me vendim nr. 3 të Gjykatës së Lartë, u deklarua fajtor për veprën “e terrorit në bashkëpunim”, dhe u dënua me 16 vjet heqje lirie. Pas shpalljes së dënimit, u transferua në burgun e Burrelit, nga ku dhe u lirua më 18 mars 1990. Vdiq më 14 qershor të vitit 2011, në Shkodër.