| Mehmet Beshiri | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Mehmet Beshiri |
| Birthplace: | Tiranë |
| Date of Birth: | 1911 |
| Execution | |
| Type of Execution: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 3/7/1946 |
Nacionalist i njohur, anëtar i organizatës antikomuniste «Bashkimi Demokrat Shqiptar». Lindi në Tiranë, më 1911. Kreu shkollën tregtare në Austri. Mori pjesë aktive në organizatën Bashkimi Demokrat. U dënua me vdekje, pushkatim. U ekzekutua më 3 korrik të vitit 1946, bashkë me Xhahit Kokën , Qenan Dibrën, Telat Drini, Mahmut Menikun [shih], Sami Qeribashin Shaban Ballën [dhe Ali Kavajën. Më 11 nëntor të po atij viti, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Nënprefekturës së Tiranës, urdhëroi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij, të luajtshme dhe të paluajtshme.
Source: Pjetër Pepa, Dosja e diktaturës, Tiranë, 2009, I, V, f. 101; Gazeta Zyrtare, nr. 7, 31 kallnor 1947, f. 3.
