Mitat Araniti | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Mitat Araniti |
Fatherhood: | Mustafa |
Birthplace: | Selanik |
Residence: | |
Date of Birth: | 15/03/1912 |
Profession: | Jurist, Publicist,Shkrimtar |
Date of Death: | 29/11/1992 |
Place Death: | Tiranë |
The Reason of Death: | Vdekje natyrore |
Trial | |
Date of Arrest: | 21/11/1944 |
Charges: | Figurë e Ballit Kombëtar, mbron tezën e Shqipërisë etnike në Mbledhjen e Mukjes |
Sentencing: | 10 vjet Prison |
Sentencing | |
Prison: | Burgu i Burrelit - nga viti 1945 ne vitin 1946 |
Exile | |
Date of Exile: | 1960 |
Camp type: | Kampe internimi te hapura |
Ishte jurist, publicist, pionier i prozës së shkurtër shqiptare në dialekt, një nga përfaqësuesit e brezit të intelektualëve të kohës, me prirje perëndimore.
Datëlindja - 15.03.1912 (në çertifikatë korrik 1911 për shkak të kalendarit që përdorej në kohën e regjistrimit), i biri i Mustafait dhe i Naxhijes, lindur efektivisht në Selanik, për shkak të detyrës së babait ushtarak (vendlindja në çertifikatë Mallakastër, Manastir, etj). Familja e babait – mallakastriote, nga Aranitasi, i Mallakastrës. I ati ishte ushtarak i lartë, kolonel, në vitet 1923-24- Ministër Lufte, më pas, deri më 1927, Kryetar i Gjyqit të Përhershëm Ushtarak.
Shkollën fillore e kreu në Austri (Freistadt) dhe Korfuz (shkollë italiane), të mesmen në Itali (Pisa, Monte Mario-Romë) ndërsa arsimin e lartë në degën juridik në Zagreb, Kroaci.
Ka ushtruar profesionin e gjykatësit të paqes në Gjirokastër, Elbasan, Prizren (2 herë), Durrës. Për një dhjetëvjeçar (1934-1944) – publicist dhe autor i njohur në shtypin satirik të kohës, i njohur me disa pseudonime artistike (Rrém Vogli, Jago Blini, Ja që Hë, Sufi Asmon Sufës), pionier i letërsisë dialektale shqiptare. Në momentin e arrestimit ishte Shef Personeli i Ministrisë së Drejtësisë. U arrestua me 21.11.1944 (akuza: si figurë e Ballit Kombëtar dhe për mbrojtjen e tezës së Shqipërisë etnike në Mbledhjen e Mukjes, ku mori pjesë).
Kreu rreth 1vit burg në Burrel, më pas në Burgun e Artizanatit, Tiranë, dhoma e përkthyesve, bashkë me Mirash Ivanajn, Lazër Radin, Mihal Sherkon., etj. Doli nga burgu në prill 1954. Po atë ditë niset në internim, me vendimin nr. 1 të Komisionit të Internim- Dëbimeve.
Vuajti internimin nga prill 1954 deri në 1960 në 5-6 kampe në Kuç,,Kurvelesh, Shtyllas e Radostimë,Fier, Gradishtë e Çermë, Lushnje). U martuar më 1959 në internim me znj.Agime Pipa (Araniti), ish e burgosur politike (1946- 1950) në burgjet e Shkodrës.
Më pas vuajti dëbimin nga 1960 deri në vdekje (29.11.1992) në Çermë e Dushk të Lushnjes. Gjatë gjithë periudhës së internimit dhe dëbimit punoi në bujqësi.
Si shumë të internuar të tjerë, banesa e familjes ishte një barakë. U nda nga jeta më 29.11.1992 në Tiranë, pa arritur t’i shpërngulet gjendja civile nga vendet e dënimit. Për punën dhe veprimtarinë e tij patriotike e kulturore është dekoruar me titujt më të lartë pas vdekjes.
Veprimtaria intelektuale pas dënimit
Për mbi 9 vjet, tek Burgu i Tiranës, ka përkthyer (me të tjerët) gjithë legjislacionin e bazat teorike të fuksionimit të shtetit. Mbi 200 tituj të përkthyer për 40 vjet në gjendje internimi e dëbimi (veç përkthimeve në burg për 10 vjet), krahas punës në bujqësi, nga 6-7 gjuhë të huaja, për Muzeun Arkeologjik të Durrësit dhe Tiranës, në fushat e albanologjisë, arkeologjisë, numizmatikës, etimologjisë, etj. Mithati zotëronte shumë mirë italishten, gjermanishten, frëngjishten, anglishten, serbishten. Në burg mëson rusishten, ndërsa turqishten e kishte gjuhën e nënës. 61 vjeç mëson edhe rumanishten. Disa autorë albanologë të përkthyer Mayer, Russu, Krahe, Stipčevič, de Simone, Jokli, Praschniker, Garaschanin, Benac, Ëalde, Hahn, Schufflay, Rendič-Miočevič, Katičič, Teodorova, Papazoglu, Schuckhardt, von Thalloczy, Kilian, Roman, etj.
Më 1996 u botua përmbledhja e shkrimeve të tij letrare të periudhes 1934-1944, poezitë, si dhe disa intervista e artikuj të viteve të fundit të jetës, nën titullin "Qyfyre të Rrem Voglit, katunar pri Rrashbulle".