Myslim Çarçani | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Myslim Çarçani |
Fatherhood: | Nazip |
Birthplace: | Fushëbardhë, Gjirokastër |
Residence: | Lushnjë |
Profession: | Nëpunës |
Date of Death: | 1987 |
Trial | |
Date of Arrest: | 1945 |
Charges: | "Armik i popullit" |
Sentencing | |
Prison: | Burgu i Burrelit - nga viti 1945 ne vitin 1952 |
Nga fshati Fushëbardhë i Gjirokastrës. U shkollua në Liceun e Korçës, të cilin e mbaroi në vitin 1931. Më pas zhvilloi një kurs për komuna dhe u emërua kryetar komune në Frat. Gjatë viteve të Luftës ka pasur detyra të ndryshme administrative në Elbasan, ku ishte sekretar i përgjithshëm i Prefekturës, në Tiranë dhe nënperfekt në Delvinë. Për shkak të afërsisë me eksponentë nacionalistë dhe qëndrimeve të tij antikomuniste, u arrestua në vitin 1945 dhe u dënua me vdekje. Më pas, dënimi iu bë 30 vjet burg dhe më vonë, pas një amnistie tjetër, 7 vjet. Kreu dëninim në burgun e Burrelit. U lirua në vitin 1952 dhe deri në fund të jetës punoi si punëtor në ndërmarrjen bujqësore të Lushnjes.
Kur u dënua, kishte dy djem, katër dhe dy vjeç, të cilët u adoptuan nga tezja dhe motra e tij, duke marrë mbiemra të ndryshëm. Pas daljes nga burgu, i lindën dhe dy fëmijë, të cilët nuk patën mundësinë e shkollimit të lartë dhe punuan në punë të rënda në Lushnje deri në vendosjen e pluralizmit.