Namik Bardha | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Namik Bardha |
Birthplace: | Prevezë , Çamëri |
Date of Birth: | 3/5/1912 |
Profession: | Inxhinier |
Trial | |
Date of Arrest: | 27/5/1947 |
Charges: | «Sabotator» |
Execution | |
Type of Execution: | Ekzekutim me pushkatim |
Data Ekzekutimit: | 11/1947 |
Inxhinier, gjeometër.Lindi më 3 maj të vitit 1912, në Prevezë të Çamërisë. Më 1933 kreu Shkollën Teknike amerikane «Harry Fultz», dega inxhinieri, në Tiranë. Mes viteve 1934-1936 punoi si gjeometër pranë seksionit të puni-meve botore në Bashkinë e Peshkopisë, ndërsa në vitet 1937-1944 si gjeometër privat në qytetin e Tiranës. Pas mbarimit të luftës u emërua gjeometër në Degën Rruga-Ura, pranë Ministrisë së Punëve Botore, ndërsa më 1946 u transferua si kryetar i N.SH.N.-së së Elbasanit. Po këtë vit drejtoi punimet për ndërtimin e spitalit të Gjirokastrës. U arrestua më 27 maj të vitit 1947 si agjent i zbulimit amerikan dhe si pjesëtar i grupit «sabotator» të Kantierit të Maliqit, të «kryesuar» nga inxh. Abdyl Sharra. U pushkatua në nëntor të vitit 1947.