I biri i Muamer Liços. Lindi në vitin 1928, në qytetin e Korçës. Më 1945, pasi kishte humbur më parë nënën nga një sëmundje e rëndë, humbi dhe të atin, dënuar me pushkatim për përfshirjen në organizatën e Ballit Kombëtar dhe për bindjet e tij antikomuniste. Ekzekutimi i të atit u pasua nga sekuestrimi i çdo pasurie, përfshi dhe shtëpinë ku banonin katër fëmijët jetimë, të cilët u flakën në rrugë. Ata u strehuan në Tiranë, në familjet e disa të afërmve të tyre. Pas goditjesh të njëpasnjëshme, si pushime nga puna e diskreditime, në vitin 1968, Nevzat Liço, së bashku me familjen e tij (gruan dhe tre fëmijë të mitur), u dëbua forcërisht nga qyteti i Tiranës në fshatrat e Dumresë. Dëbimi zgjati deri në vitin 1991.

 

Source: AISKK, F. 1, V. 2016, D. 43/1, f. 99
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.