Dënohet në moshën 18-vjeçare për tentativë arratisjeje. Pano Taçi, u përjashtua nga shkolla e mesme për “sjellje borgjeze” dhe tentoi të arratisej në Greqi, për të shkuar më pas në Amerikë, ku jetonte i gjyshi, por kapet në kufi. Dënohet fillimisht me 4 vjet, por i ulet dënimi në 2 vjet. Më pas internohet në kampin e Valiasit, në Kavajë, në Maliq. Nga viti 1951 deri në 1960 e internuan në Savër të Lushnjës sepse nuk pranoi të votonte. Në vitin 1962 dënohet me 5 vjet burg për agjitacion dhe propagandë, për poezitë e tij, kur djalin e kishte tre muajsh. Gjatë kësaj kohe, gruaja ndahet me të. Kur del nga burgu,  internohet.

Në vitin 1976 dënohet me 10 vjet të tjera burg. Lirohet në vitin 1986 dhe mbahet I internuar në Peshkopi dhe vende të tjera. Kreu 24 vite burg e internim gjatë jetës së tij. Ka shkruar rreth 18 libra me poezi, dramë dhe letërsi për fëmijë.

Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.