Qazim Dervishi, atlet dhe futbollist i talentuar, arbitri i parë shqiptar që ka drejtuar ndeshje ndërkombëtare, u torturua dhe u burgos në regjimin komunist deri sa doli i gjymtuar mendërisht dhe fizikisht nga burgu.

Qazim Dervishi ka lindur në Shkodër, më 10 qershor 1908, në një familje snike. I ati i Qazimit, Selimi (Selo), që merrej me tregti, ishte me origjinë nga Tuzi ndërsa e ëma, Zade, ishte me origjinë nga Mjeda. Qazimi kreu shkollën fillore dhe gjimnazin në qytetin e lindjes, duke u dalluar si nxënës i mirë dhe për pasionin që kishte për sportin në përgjithësi. Gjatë viteve të adoleshencës praktikonte shumë mirë futbollin dhe basketbollin.

Në vitin 1924 ai hyri në Shkollën Teknike "Harry Fultz" në Tiranë. Shkolla, e cila ishte hapur në vitin 1922, financohej nga kryqi i kuq amerikan dhe drejtohej nga Harry T. Fultz. Motoja e shkollës në atë kohë ishte: “If we rest, we rust” (Kush rri, ndryshket).

Në aktivitetet e ndryshme sportive që organizonte shkolla, Qazim Dervishi ishte gjithmonë pjesëmarrës; zuri edhe vende nderi në trehapësh, në kërcim së gjati e, në vitin 1927, theu rekordinolimpik në kërcim së larti. Me iniciativën e Harry T. Fultz, më 2 mars 1928 u organizua ndeshja e parë e basketbollit në Shqipëri. Ndeshja u fitua nga nxënësit e shkollës teknike dhe Qazimi ishte kapiten i asaj skuadre.

Qazimi, gjithashtu, spikati edhe si sulmues i djathtë në futboll. Madje, nëndrejtori i shkollës teknike, Ëilliams B. Juillirat, e kishte zgjedhur atë si këshilltar të përhershëm të shkollës për futbollin, krahas Vangjel Qirios për basketbollin dhe Spiro Kristos për bejsbollin. Në vitin 1929 thirret nga "Futboll Klub Durrësi" për të luajtur një ndeshje ndërkombëtare kundër "Unione Sportivo di Bari" të Italisë.

Ne vitin 1929, Qazim Dervishi kthehet në Shkodër dhe llon punë si mësues në shkollën "Hadrej" e,njëkohësisht, si mësues kujdestar në konviktin "Malet tona". Po këtë vit, atij i bëhet kërkesë që të garojë për ngjyrat e ekipit të qytetit të lindjes "Bashkimi Shkodran", në kampionatin e parë zyrtar të Atletikës në vendin tonë. Aty shkodranët u shpallën kampionë kombëtarë me ndihmën e Q. Dervishit. Me iniciativën e tij u vendosën për herë të parë në Shkodër tabelat e basketbollit. Për këtë arsye ai njihet si "njeriu që solli basketbollin nga Shkolla Teknike", për shkak të popullaritetit që ai dha këtij sporti në qytetin e Shkodrës. Më 27 qershor 1930 u zhvillua e para ndeshje zyrtare e basketbollit në Shkodër, midis konvikteve "Malet Tona" të Shkodrës dhe "Naim Frashëri" të Tiranës, me përmasat reale të një fushe basketbolli. Qazim Dervishi ishte arbitri i kësaj ndeshjeje, e cila përfundoi në barazim.

Në kampionatin e parë zyrtar të futbollit më 1930-ën, Qazim Dervishi është autor i golit të parë në këtë kampionat, midis "Bashkimi Shkodran" dhe "Sport Klub Tiranës".Në vitin shkollor 1933-34, në shkollën llore të Perashit (e vetmja shkollë për kohën që frekuentohej si nga djemtë dhe nga vajzat) ku punonte Qazim Dervishi, llon dhe luhet për herë të parë basketbolli për femra. Ndërkohë Qazim Dervishi organizon për herë të parë në Shkodër kampionatin lokal për të rinjtë me fëmijët nga shkollat e qytetit. Në këtë kampionat u zbuluan talente të futbollit që më vonë do t'i japin Vllaznisë disa tituj nderi. Disa nga lojtarët e zbuluar ishin Hamdi Bakalli, Muhamet Dibra, Xhevdet Shaqiri, Pal Mirashi dhe Bahri Kavaja. Në vitin 1939, Qazimi mbaron një trajnim tremujor të kategorizimit për gjyqtarë dhe, po këtë vit, ai u transferua në qytetin e Pogradecit për të punuar si mësues, por u kthye në Shkodër në vitin 1942. Vetëm tre vjet pas, ai u emërua president i shoqërisë sportive KS Vllaznia.  Në ballkaniadën e vitit 1946, ku Shqipëria u shpall kampione, Q. Dervishi ishte i vetmi nga gjyqtarët shqiptarë që ishte i pranishëm në këtë aktivitet, duke gjykuar si kryesor ndeshjen Jugosllavi-Bullgari (2-1) dhe si anësor takimin vendimtar për vendin tonë, Shqipëri-Rumani (1-0).

Në vitet 1946-1947 ai transferohet në Gjirokastër, ku për herë të parë ai mësoi të rinjtë vendas sportin e basketbollit. Gjatë vitit 1947 ai ka punuar në hekurudhën Peqin-Kavajë si instruktor i edukimit fizik.

Më 12 shtator 1947 u arrestua nga qeveria komuniste për shkak të simpatisë që ai kishte ndaj ish.mbretit të shqiptarëve Ahmet Zogu. Kjo është inicuar nga fakti se ai kishte studiuar në Shkollën Teknike "Harry Fultz", ku shumica e disidentëve të regjimit komunist kishin studiuar. Një hetim 22 mujor i është bërë nga "Sigurimi" që "gjeti prova të mjaftueshme" për të deklaruar atë fajtor për propagandë kundër regjimit komunist. Ai u dënua me 18 vjet burgim, por për shkak të kushteve shëndetësore shumë të këqija iu dha liria në vitin 1954. Ai ishte i paralizuar dhe arriti me ndihmën e disa miqve, të marrë një ndihmë financiare. Më 11 qershor 1993 iu dha titulli "Mësues i Popullit", për kontributin e tij në sport. Qazim Dervishi vdiq më 19 janar 1994, në moshën 86-vjeçare. Pallati i Sportit "Qazim Dervishi" në Shkodër është emëruar në nder të tij, në vitin 1996. Më 13 mars 2009 Këshilli i Bashkisë së Shkodrës i ka akorduar atij titullin "Qytetar Nderi".

Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.