Saimir Maloku | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Saimir Maloku |
Fatherhood: | Reshit |
Birthplace: | Tiranë |
Residence: | Tiranë |
Date of Birth: | 12/7/1946 |
Trial | |
Date of Arrest: | 1976 |
Charges: | "Agjitacion e propagandë kundër Pushtetit Popullor" |
Sentencing: | 13 vjet Prison |
Date of Decision: | 28/8/1976 |
Court: | Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Rrethit të Matit |
Release Date: | 1989 |
Sentencing | |
Prison: | Burgu i Burrelit - nga viti 1976 ne vitin 1989 |
Prison: | Burgu i Spaçit |
Lindi në Tiranë, më 12 korrik të vitit 1946. Kreu gjimnazin “Skënderbej” (1960-1964) dhe Shkollën e Lartë Ushtarake për Radio-Ndërlidhje (1964-1966). Mes viteve 1967-1969 shërbeu si Oficer i Radio-Ndërlidhjes. Më 1969 filloi studimet në Fakultetin e Inxhinierisë Elektronike pranë Universitetit Shtetëror të Tiranës. U diplomua më 1974. Pas kryerjes së studimeve, punoi për dy vjet (1974-1976) si Inxhinier Elektronik Ushtarak. U arrestua më 1976, dhe më 28 gusht të po atij viti, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Rrethit të Matit e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër Pushtetit Popullor" dhe e dënoi me 13 vjet heqje lirie (dënim i kombinuar). Dënimin e vuajti në burgjet e Burrelit, Ballshit e të Spaçit. Me dekret nr. 6950, datë 30. 01. 1985 të P. K. P.-së iu fal mbetja e dënimit. Nga shkurti i vitit 1986 deri më 1992 punoi si Teknik Elektronik në Ndermarrjen e Riparim-Shërbimeve në Tiranë. Është ndër protagonistët e rrëzimit të simboleve komuniste në Tiranë (20 shkurt 1991). Që prej vitit 1997 është aktivist i të Drejtave të Njeriut pranë Qendrës Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës dhe të Torturës. Është dekoruar nga Presidenti i Republikës me Medaljen e Artë “Për Merita të Veçanta Civile” (6 nëntor 2001) dhe me Medaljen e Artë të Shqiponjës (2 shkurt 2009).