Sef Bajraktari | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Sef Bajraktari |
Fatherhood: | Xheladin |
Residence: | Tirane4 |
Sef Xheladin Bajraktari i lindur më 1905 në Ujmisht të Kukësit. Në fëmijëri e hershme mbeti jetim, ndaj u rrit në familjen e xhaxhait të tij Liman Bajraktari. Ai ishte pjesë e çetës së kushëririt të tij Muharrem Bajraktari .
Në gusht të vitit 1946 , forcat e ndjekjes dhe sigurimit të shtetit komunist arrijnë të rrethojnë çetën e vogël të Muharrem Bajraktarit, ku mbeten të vrarë shumë lumjanë, të cilët i benë reziztencë diktaturës që iu vinte përballë, ndër të cilët u vra edhe krahu i djathtë i Muharremit, Sef Bajraktari. Falë Sef Bajraktarit dhe Destan Rexhepit (Bilali), Muharremi arriti ta çante rrethimin e me ata pak njerëz të mbetur nga çeta u larguan nga aty, kurse të dy ata u pushkatuan.
Ushtria komuniste në përmbyllje të këtij operacioni të quajtur nga Komiteti Qarkor i PKSH-së Kukës si një “Arritje e dukshme”, në mënyrë të tmerrshme ata i zhvendosën kufomat nga vendi i vrasjes në Kodër Osmane, në drejtim të Bicajt, ku u demostrun përballë popullatës, e cila u mblodh me tellall për të parë trupat e pajetë të Sefës dhe Destanit, të cilët u zhveshën dhe u pushkatuan për së dyti.
Kjo tregonte një përbuzje dhe nëpërkëmbje të rëndë, pasi nëpërkëmbja e trupit të pajetë është një përbuzje e parimeve më të larta të identitetit njerëzor dhe të krenarisë burrërore të Veriut, por e gjithë kjo shfaqje tmerrshme, ku trupat e vdekur u lanë të ekspozuar gjatë gjithë ditës në mes të sheshit, kjo ishte një nga mënyrat me anën e të cilës bëhej dhe terrorizimi i popullatës.
Edhe përcjellja e Sef Bajraktari nga familja për në banesën e fundit ishte një mision i vështirë, me shumë vështirësi u bë dhe tërheqja e trupit nga familja. Por për të nuk u lejua ceremoni mortore dhe u ndalua pjesmarrja e njerëzve të afërm të tij.
Ndësa pjesëtarët e tjerë të familjes, të cilët ishin të internuar në Jug të Shqipërisë nuk u lejuan të ishin në varrim.
Në Shtator të vitit 1994, shteti demokratik shqiptar e dekoron Sef Bajraktarin me vendim të presidentit të asaj kohe z. Sali Berisha me motivacionin “Martir i Demokracisë”.
Me Datë 12.07.2012 me shkresën nr. 98/1 dhe nr 262/1 të datës 04.07.2012 ndodhet i listurar në listën e të vrarëve nga komunizmi. Me kërkesën e Ministrisë së Brendshme dhe arkivit të saj vërtetohen këto të dhëna , 2 gusht 1946 , vritet pa gjyq Sef Xheladin Bajrakrari për "Motive Politike".